Orban: Sorosi po tenton të krijojë një përzierje të popullatës në Europë

23:24 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

“Rrjeti i udhëhequr nga George Soros është duke shtrirë ndikimin e tij në trupat e BE-së në Bruksel dhe po tenton krijimin e një popullate mikes në Europë”, ka dekaruar kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.

Në një intervistë për radio Kassuth, Orban, ka akuzuar Sorosin për ndikimin e tij në BE dhe e ka quajtur “një marionetë politike”, transmeton portali arbresh.info

Orban ka theksuar se Soros ka infiltruar Parlamentin Europian dhe trupat tjerë të bllokut, duke tentuar të krijojë një popullatë të përzier në Europë.

Kryeministri i Hungarisë do të kërkojë mandatin e katërt si lider i vendit. Obran njihet për politikat e tij anti-emigracion dhe anti-Islam./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme