Google ADS

Rritet frika rreth El Clasicos

23:26 | 28 Tetor 2017
Arbresh Info

Ekziston frika që El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet vetëm dy ditë para zgjedhjeve të ardhshme katalunase.

Spanja është në trazira pas deklarimit të pavarësisë nga Katalonia, të cilën shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë refuzuar ta njohin, transmeton portali arbresh.info. Aty janë duke ndodhur protesta të rregullta qysh pas referendumit më 1 tetor, që ngjalli përplasje të shumta ndërmjet policisë dhe votuesve.

Incidentet në këtë regjion bën që ndeshja e Barcelonës ndaj Las Palmas të zhvillohet me dyer të mbyllura. Megjithatë, incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në Madrid pasi edhe qyteti është prekur nga eventet në Kataloni.

Qeveria e këtij regjioni ka shpallur tashmë pavarësinë nga Spanja dhe zgjedhjet do të zhvillohen më 21 dhjetor. Dy ditë më vonë, Real Madridi do të pres Barcelonën, javë e cila do të jetë testuese për gjithë vendin.

Kjo do të jetë El Clasico e parë e sezonit dhe sigurisht se do të tregoj shumë rreth garës për titull.

Aktualisht, Barcelona gjendet me pesë pikë larg rivalit të tyre të përbetuar. Të dy klubet kanë nga shtatë ndeshje për të zhvilluar para kësaj përballje.

Real Madridi nisi sezonin si favorit për të mbrojtur titullin në la Liga pas fitores 5 me 1 ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës./arbresh.info/

Të ngjashme