Google ADS

Shpend Ahmeti del kundër idesë që stadiumi i Kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Drenas

22:44 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Lajmet e fundit se stadiumi shtetëror i Kosovës nuk do të ndërtohet në Bërnicë, por diku në Drenas, i ka komentuar, përmes llogarisë së tij në Facebook edhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se çdo shtet stadiumin nacional e ka në kryeqytet dhe njëjtë duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

“Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, Kryeqytet, Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme