Google ADS

Berisha i drejtohet Ramës: Çështja e Tahirit nuk mbet me kaq

20:29 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se PPE dhe grupi parlamentar i saj në Parlamentin Europian e konsiderojnë cenim dhe bllokim të drejtësisë këtë që po ndodh me Tahirin.

Sipas Berishës, PPE i bën thirrje Ramës të ndërpresë presionin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Statusi i Berishës:

Partia Popullore Europiane, grupi parlamentar i saj ne Parlamentin Europian denojne bllokimin e drejtesise nga Noriega!

Lexoni dekleraten e te tyre per zhvillimet dramatike ne Shqiperi! sb

“Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi I zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme