Google ADS

Ministri Gashi vizitoi punimet në Kalanë e Korishës

19:13 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar sot në Kalanë e Korishës, lokacion i cili ndodhet mbi këtë fshat të rrethinës së Prizrenit, në një lartësi mbidetare prej 728 m.

Ministri pa nga afër punimet dhe gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, që vlerësohet se kjo kala është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë, respektivisht në shek. V-VI-të para erës sonë.

Ministri Gashi tha se ky lokacion do të ketë vëmendjen e duhur të dikasterit që ai drejton. Po ashtu, ministri nënvizoi se ky vend mund të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm për turizmin në këtë rajon, andaj do ta ketë vëmendjen e shtuar të institucioneve shtetërore.MKRS-ja ka ndarë 50 mijë euro për gërmimet arkeologjike në Kalanë e Korishës.Gërmimet e para arkeologjike janë bërë në vitin 2002, ndërsa vitin e kaluar këto gërmime janë intensifikuar, duke nxjerrë në pah konturet në brendi të arealit të kësaj fortese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme