E zë porta e shtëpisë, shtatë vjeçari në gjendje të rëndë

18:52 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Një i mitur nga fshati Bajkaj i Sarandës ka marrë plagë serioze, pasi porta e oborrit të banesës i ka rënë përsipër.

Policia njofton se 7-vjeçari me iniciale P.J. ka qenë duke qëndruar në oborr kur është përplasur nga porta.

Uniformat blu të cilët kanë verifikuar situatën nuk japin detaje mbi dinamikën e ngjarjes, por bëjnë me dije se i mituri ka marrë plagë serioze. Për këtë ai është dërguar për mjekim më të kualifikuar në Tiranë, shkruan syri.net.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme