Ruçi apel BE: Procesi i integrimit s’duhet të frenohet

18:31 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Nga Konferenca e 8-të e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, kreu i Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi i bën apel BE të mos frenojë apo ngadalësojë procesin e integrimit nëse do tu bëjë ballë sfidave të sigurisë, me të cilat Ballkani Perëndimor po përballet sot.

“Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet. Ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave, e cila është përgjegjësia jonë për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit intesiv për çështjet e mbrojtjes së sigurisë, si brenda vendeve anëtare në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor.

“Valët migratore nga vendet në konflikt dhe aktet terroriste të dy viteve të fundit, e kanë vendosur kontinentin evropian në një kontekst të ri sigurie, çka e bën të domosdoshme bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor” u shpreh Ruçi.

Ruçi theksoi se diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të shoqërive të hapura demokratike, duke evidentuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme