Këngëtarja e popullarizuar, Fergie, ka folur haptas për ndarjen Josh Duhamel, gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin The Wendy Williams Show.
Gjatë intervistës, 42-vjeçarja mezi është përmbajtur nga lotët.
“Nuk ka qenë plani im. Kam dashur që të jem gjithmonë e martuar. E dua Joshin. Ai është babai i fëmijëve të mi”.
“E kemi projektin e përbashkët përgjithmonë dhe japim më të mirën nga vetja që të ketë sukses”, ka thënë Fergie në rrëfimin e saj.
Në shtator të këtij viti, çifti i famshëm njoftoi përmes një komunikate të përbashkët se janë duke u ndarë.
Ata kishin treguar se janë ndarë në fillim të vitit, mirëpo i kanë dhënë kohë familjes së tyre që të përshtatet në situatën e re larg syve të medias.
“Gjithmonë do të jemi të bashkuar në ofrimin e mbështetjes ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj familjes sonë”, patën thënë asokohe në komunikatën për shtyp.
Fergie dhe Josh ishin për tetë vjet të martuar, ndërsa paraprakisht ishin për pesë vite të tjera në lidhje.
Miqtë e çiftit kanë thënë se këngëtares i pëlqen stili hollivudian i jetës, ndërsa aktori është më i përkushtuar ndaj familjes dhe dëshiron jetë më të qetë.
https://www.youtube.com/watch?v=Z84FVp_uKgU
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?