Një amerikan, i cili ishte anëtar i grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS) në Siri, dhe më vonë kishte ikur, dhe i cili kishte shprehur keqardhje, dje është dënuar me 20 vjet burg.
Personi, Mohamad Jamal Khweis, 27 vjeçar, me prindërit nga Lindja e Mesme, që ishte rritur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, kishte udhëtuar në bazën e IS-it në Raka në Siri, në dhjetor të vitit 2015, dhe i kishte kaluar disa muaj atje, me ç’rast kishte pasur stërvitje fetare dhe ka dyshime se përgatitej të bëhej sulmues vetëvrasës.
Ai ishte larguar nga Raka në mars të vitit 2016 dhe ishte zënë nga forcat kurde, Peshmerga, në Irak, me ç’rast ai kishte thënë se dëshiron të kthehej në Shtetet e Bashkuara, pasi tashmë nuk konsideron se militantët e IS-it janë “myslimanë të mirë”.
Por, prokurorët amerikanë e hodhën poshtë shkëputjen e tij me grupin ekstremist dhe e akuzuan atë për terrorizëm, kur ai u kthye në Shtetet e Bashkuara. Në muajin qershor ai u shpall fajtor.
Prokurorët e quajtën Khweisin person “të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm” pasi ai ishte “radikalizuar kah xhihadi i dhunshëm” dhe “ishte përkushtuar për të shërbyer si sulmues vetëvrasës”.
Khweis tha dje në gjykatë se kërkon falje për anëtarësimin e tij në IS, me ç’rast vlerësoi se “ishte vendimi më i keq që ndonjëherë e kam bërë”.
Avokatët e tij kërkuar dënim në kohëzgjatje prej 5 vitesh, por gjykata e refuzoi propozimin e tyre duke e cituar “radikalizimin”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...