Google ADS

Liverpooli i rikthehet fitoreve, mposhtë Huddersfieldin

17:48 | 28 Tetor 2017
Arbresh Info

“Redsat” kanë marrë tri pikë të plota në ndeshjen e së shtunës si nikoqir ndaj skuadrës së re në Premierë Ligë – Huddersfieldit.

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Liverpooli ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 në Anfield rivalin e pasdites të së shtunës, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse i shkaktoi një disfatë tronditëse Manchester United javën e kaluar, Huddersfield nuk arriti të bëjë diçka të tillë edhe ndaj skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp.

Pas dështimit nga pika e bardhë në minutën 42′, Liverpooli nisi pjesën e dytë fuqishëm duke shënuar tri gola. Daniel Sturridge realizoi golin e epërisë (50′), Roberto Firmino e dyfishoi atë vetëm tetë minuta më vonë, ndërsa Georginio Wijnaldum shënoi golin e fundit (75′) të takimit.

Liverpoooli tani gjendet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë, 12 më pak se lideri i tabelës – Manchester City, ndërsa Huddersfieldi qëndron në pozitën e 11-të me 12 pikë./arbresh.info/

https://streamable.com/bi4wb

https://streamable.com/ci5hw

https://streamable.com/202ih

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme