Formacionet zyrtare, Bournemouth – Chelsea

17:36 | 28 Tetor 2017
Arbresh Info

Pas fitores ndaj Watfordit, Chelsea shpreson të vazhdoj mbrojtjen e titullit në Premierë Ligë edhe në ndeshjen në udhëtim te Borunemouthi.

Kampioni në fuqi i Premierë Ligë i udhëhequr nga Antonio Conte tashmë është mposhtur tri herë në ligë, shkruan portali arbresh.info.

Ndërkohë, Borunemouthi është me shumë probleme pasi ka siguruar vetëm shtatë pikë nga nëntë ndeshjet e para, gjë që i lë ata në zonën e dëbimit.

Rikthimi i N’Golo Kantes është një shtytje e madhe për “Blutë”, ndërsa Bornemouthi është i shqetësuar pasi Tyrone Mings dhe Brad Smith janë ende të lënduar.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së dhjetë që zhvillohet duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

Bournemouth: Begović; Francis, Ake, Cook; Smith, L. Cook, Surman, Daniels; Stanislas; Afobe, Defoe.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Luiz, Rudiger; Zappacosta, Bakayoko, Fabregas, Alonso; Pedro, Morata, Hazard.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme