Bobby dhe Riley George, janë dy binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, në pamje të parë ato nuk duken as si vëllezër e jo më binjakë. Ata kanë lindur 30 minuta pas njëri- tjetrit, dhe lëkura e tyre nuk dukej gjithmonë ndryshe.
Nëna e tyre Abigail Tongue, është shprehur se në fillim ato dukeshin të njëjtë saqë e kishte të vështirë të bënte dallimin. Ishte java e gjatë që kishte nxjerrë në pah dhe dallimin që ekzistonte në ngjyrën e lëkurës së tyre.
Prindërit e tyre, janë Abigail Tongue 22 vjeçe, e cila është e bardhë, dhe Richard Geroge 26 vjeç, me ngjyrë. “Kur ajo ishte shtatzënë, ne gjithmonë bënim shaka se njëri nga fëmijët do të ishte me ngjyrë si unë, e tjetri i bardhë sikur Abbie, por kurrë nuk kam menduar se do të ndodhte me të vërtetë një gja e tillë.”
Sipas mjekëve ky është një fenomen që mund të ndodhë një në një milion binjakë të cilt kanë prindër me ngjrë të ndryshme. /albeu.com/
Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvenc...
Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës – një takim...
Gjykata e posaçme dënon ish anëtarin e Kushtetueses Fatos Lu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
10 Vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohet për arritjet ...
Joe Biden viziton sot Gjermaninë