Po, nganjëherë edhe hakerët hakohen.
Hacking Team, njëri nga ofruesit më të diskutueshëm të programeve ‘spyware’ dhe ‘malware’ të qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit rreth botë, thuhet se është hakuar duke lënë kështu 500 GB të dhëna të publikuara në internet.
Të dhënat e publikuara tregojnë që përveç qëllimeve keqdashëse, kompania ka shitur mjete të fuqishme ‘spyware’ tek regjimet e dhunshme si Sudani, Bahrain, Etiopia, dhe Arabia Saudite, shkruan arbresh.info.
Hakerët e panjohur jo vetëm që kanë arritur të vjedhin 500 GB të dhëna të klientëve si dokumente financiare dhe e-mail adresa, ata kanë rrëzuar gjithashtu edhe llogarinë e Hacking Team në rrjetin social Twitter duke zëvendësuar logon e kompanisë së tyre në “Hacked Team”.
Hacking Team, i njohur ndryshe si HT S.r.l, është një kompani italiane e njohur për ofrimin e programeve të fuqishme për mbikëqyrjen e sistemit të qeverive dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit./arbresh.info
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...