Google ADS

Ish-eurodeputetja e Parlamentit Europian: Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon?

15:35 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Problemet e drejtësisë dhe çështja ‘Tahiri’ kanë sjellë edhe reagimin e ish-deputetes së parlamentiti europian, Doris Pack.

Ish-deputetja e PE, aktualisht presidente e Forumit të Grave të PPE, shkruan në një postim të saj në ‘Twitter’, Pack pyet se pse nuk reagon ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Sipas Pack, në një kohë kur Shqipëria është vend kandidat për BE, kërkohet një drejtësi më e mirë nëse nuk vihen në dukje gabimet.

“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi me të mire nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, – shkruan Pack në mesazhin e saj adresuar ambasadores Vlahutin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme