Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë”, të kryesuar nga drejtori Zef Shala.
Fillimisht, ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke ia ofruar kështu mbështetjen e tyre në të gjitha fushat, përcjell arbresh.info.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi përfaqësuesit e Shoqatës “Nëna Terezë” për punën e palodhshme, e cila për 27 vjet me radhë nëpërmjet programeve dhe projekteve humanitare e ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë popullin e Kosovës, duke dhënë kontribut në zvogëlimin e varfërisë në vend. Gjatë viteve 1995 -1999 rreth 150 anëtar të Sh.B. “Nëna Terezë” janë vrarë kurse 40 konsiderohen të zhdukur në luftë.
Po ashtu, kryeministri premtoi se qeveria e Kosovës do të angazhohet fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Drejtori i Shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me aktivitetet e shoqatës, që pos zbutjes së varfërisë po kontribuon edhe në zhvillim. Sipas tij kjo shoqatë është shpallur nga Ministria e Administratës Publike ndër organizatat më transparente në Kosovë./arbresh.info/
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...