Google ADS

Shënohet Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit

16:55 | 15 Mars 2015
Arbresh.info

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, e cila ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë në thelb me ruajtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.

Ndërkaq kjo me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004 në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj për konsumatorin përfshinte të drejtën e informimit, të drejtën e sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe të drejtën për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu “universalitetin” e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm. /KosovaPress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme