Ministria e Shëndetësisë do të punojë në ngritjen e kapaciteteve që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në QKUK.
Kështu është thënë sot në manifestimin informativo-kulturor dhe ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton “Zbulimi i hershëm- Mbijetesë”, që për herë të dhjetë është organizuar nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është senzibilizimi për rrezikun që sjell kanceri i gjirit dhe parandalimin e tij me kohë.
“Rreziku më i madh për shkak të hezitimit të femrës kosovare kryesisht në zonat rurale që të bëjnë kontrollet e duhura. Qeveria e Kosovës obligohet që të rrugëtojmë së bashku me të gjitha mekanizmat që të ndihmojmë në diagnostifikimin e hershëm që kjo sëmundje mos ta mund askënd në Kosovë”, tha Haradinaj.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se do të bëjë çmos që të ngritin kapacitetet që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në QKUK.
“E keni përkrahjen time dhe do të ketë rritje buxhetore për trajtimin e sëmundjes tuaj. Do të jem aleati juaj dhe do të arrijmë të realizojmë shumë projekte për ju”, tha ai.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ecja tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit, shënon përpjekjen tonë të vazhdueshme për t’u vetëdijesuar për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe ky pikë takim është thirrje për mbështetje institucionale me qëllim që kjo sëmundje të zbulohet më herët.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte