Shkolla e fshatit Negroc do të bëhet me ujë të pijshëm

13:04 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Falë donacionit të familjes së Murtez Zekollit, shkolla fillore e fshatit Negroc do të bëhet me ujë të pijshëm.

Të shtunën ka filluar hapja e pusit me shpim të thellë ne oborrin e kësaj shkolle.

Gjatë hapjes së pusit, prezent ishte drejtori i Urbanizmit në Drenas, Idriz Hysenaj, drejtori i Shëndetësisë, Ilir Shala dhe asambleisti i kësaj zone, Ilmi Shala dhe shumë qytetarë të fshatit.

Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj ka falënderuar ne emër të kryetarit familjen Zekolli për këtë donacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme