Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votë do të mund ta realizojnë personat në institucionet e dënim-korrigjimit, personat e zhvendosur, personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.
Do të votojnë 939 persona në 13 institucione të dënim-korrigjimit, 1.435 persona të sëmurë, persona në paraburgim shtëpiak si dhe tetë votues të evidentuar si të zhvendosur të brendshëm.
Personat e zhvendosur votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat për strehim ku janë të vendosur, të sëmurët në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët ndodhen në paraburgim shtëpiak e kryejnë të drejtën e votës në vendin ku e kalojnë paraburgimin.
Votimi sot dhe nesër fillon në ora 7 dhe zgjat deri në ora 19.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahte në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.
Në komunat e Shkupit, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, që do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat tjera në Maqedoni, të drejtë vote për rrethin e dytë kanë 573.916 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Në rrethin e dytë garojnë 70 kandidatë për kryetarë komunash.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...