U braktis nga i shoqi, gruaja gjendet pas 42 vitesh

02:09 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një grua nga Nju Jorku që u zhduk para 42 vitesh është gjetur në një azil për të moshuar në Massachusetts.

Flora Stevens vendosi të largohej nga vendi në gusht të 1975 sepse bashkëshorti e braktisi pas një takimi me mjekun ku u zbulua se vuante nga çrregullime mendore.

78-vjecarja nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen kur u intervistua nga policia. Rasti u zbulua nëpërmjet disa hetimeve nga Nju Jorku ku u bënë edhe analiza të AND-së për tu identifikuar.

“Nuk është e shpeshtë të zgjidhim një rast 42-vjecare të personave të humbur. Rëndësi ka që dimë se Flora është e sigurtë,” – tha shefi i policisë, Mike Schiff në një deklaratë.

Sipas BBC, ajo e prezantoi veten si Flora Harris kur u gjet nga detektivët. Policia njoftoi se ajo nuk ka asnjë të afërm gjallë, ndërsa i shoqi vdiq në vitin 1985.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme