“Situata e Kosovës me të Katalunisë, e pakrahasueshme”

23:43 | 27 Tetor 2017
M. A.

Blerim Shala, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar shkurt situatën e fundit në Kataluni ku kjo krahinë ka shpallur pavarësinë nga Spanja.

Sipas Shalës, të gjithë ata që mundohen ta krahasojnë rastin e Katalunisë dhe shkëputjen eventuale nga Spanja me rastin e Kosovës e kanë gabim, pasi këto dy situata janë të pakrahasueshme.

“Nuk ka asgjë të përbashkët mes Kosovës dhe Katalunisë”, pohoi Shala.

“Janë situata komplet të ndryshme historike dhe politike për nga begraundi”.

Shala është shprehur i bindur se situatës së komplikuar Kataluno-spanjolle do t’i gjendet zgjidhja disi.

“Besoj se në fund do të gjendet zgjidhje për këtë çështje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme