Pavarësisht medikamenteve të shumta kundër reumatizmës, e vërteta është se shqetësimet që ajo shkakton janë pjesë e pandashme e jetës sonë.
Lajmi i mirë është që dhimbja e reumatizmës mund të pakësohet, madje edhe të parandalohet. AgroWeb.org do t’ju tregojë disa teknika të nevojshme për të lehtësuar dhimbjen e reumatizmës dhe për mbrojtur kyçet dhe gjymtyrët tuaja.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është një element kryesor kundër dhimbjeve të kyçeve. Aktiviteti fizik ju jep energji dhe përmirëson humorin. Ecja, çiklizmi, noti dhe peshat e lehta janë disa prej aktiviteteve fizike që duhet t’i bëni tre herë në javë për 30 minuta, megjithatë ju duhet të konsultoheni me një mjek.
Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të shmangni ngritjen e peshave të rënda dhe të ndërmerrni aktivitete fizike për një periudhë të shkurtër kohore, deri sa të zbuloni alternativën më të përshtatshme. Nëse përjetoni më shumë dhimbje pas një ore stërvitje, atëherë me siguri e keni tepruar.
Mos u stërvisni nëse kyçet janë të fryra. Bëni pak pushim nëse ndjeni dhimbje dhe ndryshoni pozicionet vazhdimisht kur kryeni punë në shtëpi ose kur gatuani.
Mbrojtja e kyçeve
Gjëja e rëndësishme është që të mbroni kyçet, edhe ato që nuk janë prekur nga sëmundja. Kyçet duhen mbrojtur edhe kur jeni duke kryer punë në dukje të vogla.
Nëse ju duhet të ngrini një enë të rëndë, më mirë zgjidhni ta shtyni atë mbi tavolinë apo në vendin ku është. Librat mbajini në pëllëmbë të dorës dhe jo me gishta.
Të shtriqurit
Nëse nuk vuani nga dhimbjet, përpiquni të shtriqeni sa më shumë. Përfshini në këtë proçes të gjitha kyçet çdo ditë. Shtriquni por pa ndierë dhimbje.
Terapistët ose mjekët mund të përgatisin një program më specifik në bazë të nevojave tuaja.
Njerëzit që vuajnë nga reumatizma ndihen më të ngurtë në mëngjes, ndaj bëni një dush të ngrohtë që të ngrohni gjymtyrët dhe më pas bëni pak ushtrime për tërheqje muskujsh.
Pushimi
Pushoni sa më shumë. Qetësoni mendjen, çlirohuni nga dhimbja dhe lodhja që shkakton reumatizma.
Pushimi varet nga nevojat personale dhe durimi. Megjithatë shmangni pushimin e tepërt.
Jeta sedentare është e dëmshme, ndaj kombinoni pushimin me aktivitetin fizik, sado i pakët.
Banjë ose dush të ngrohtë
Ngrohtësia ofron çlirim nga dhimbja e reumatizmës, thonë ekspertët e AgroWeb.org. Një banjë ose dush i ngrohtë, qoftë edhe vetëm për duart e këmbët ju vjen në ndihmë.
Në farmaci mund të gjeni kompresa të ngrohta që mund të aplikohen për 10 deri në 15 minuta dhe të zbusin dhimbjen.
Dylli i ngrohtë
Kompresat me dyll të ngrohtë në këmbë ose në duar lehtësojnë inflamacionin dhe fryrjet. Ngrohtësia që këto kompresa përcjellin lehtëson dhe qetëson dhimbjen në gishtat e duarve ose të këmbëve.
Kujdes me peshën
Të qenurit mbi peshë mund të shkaktojë shumë stres tek kyçet, gjunjët, ijet dhe shpina.
Studimet kanë treguar se indet e yndyrës prodhojnë lëndë kimike që rrisin inflamacionin, të cilin pacientët që vuajnë nga reumatizma duhet ta shmangin.
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?