Grupet terroriste po zhvendosin fokusin e tyre, duke lëvizur nga Lindja e Mesme në Afrikë. Por Uashingtoni ka gjasa të vazhdojë të njëjtën strategji anti-terror, edhe pse disa ndryshime mund të ketë.
Teksa po humbet me shpejtësi terren në Lindjen e Mesme, ekstremistët e Shtetit Islamik i kanë kthyer sytë nga Afrika. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ky trend i momentit i terroristëve do të jetë i kufizuar.
Jim Phillips, studiues i Lindjes së Mesme, thotë për agjencinë e lajmeve “Xinhua” se presidenti amerikan Donald Trump ka gjasa të ndjekë të njëjtat linja të politikës së jashtme të administratës së mëparshme.
Prioriteti kryesor pritet të mbeten misionet e trajnimit dhe asistencës për forcat e sigurisë në shtetet afrikane, thekson Phillips, edhe pse atje mund të ketë një intensifikim të fushatave ajrore, të verifikuara së fundmi në Irak.
“Tani që ISIS virtualisht është mposhtur dhe nuk ka më akses tek rezervat e naftës dhe burimet e tjera ekonomike, trendi i zgjerimit është i prirur të ngadalësohet.
Aktualisht grupi po përhapet në Afrikë, por rritja e tij është bërë në kurriz të grupeve të tjera ekstremiste, që humbën nëngrupe në vartësi të tyre më të dhunshme dhe që presin të financohen nga ‘kalifati’”, thotë Phillips.
Më herët gjatë muajit, Shteti Islamik humbi kontrollin e qytetit të Rakës, bastioni i tij në Siri; ndërkohë që në Somali u verifikua një shpërthim gjigand që iu atribua këtij grupi e që u pasua me sulme të tjera në Niger dhe Egjipt, që tregojnë pikërisht zhvendosjen e militantëve në kontinent.
Në sulmin e ndodhur në Niger, ku ekstremistët i zunë pritë një grupi trupash amerikane, humbën jetën 4 ushtarë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...