Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar Ukë Bytyçin i cili ishte vrarë para 15 vitesh, në zgjedhjet lokale.
Mustafa ka thënë se Bytyçi është simbol i Suharekës dhe themelues i LDK-së i cili do të vazhdojë të nderohet.
Ky është komenti i tij:
Të dashur qytetarë,
Para 15 vjetësh, pas fitores plebishitare në zgjedhjet lokale, u vra pabesisht burri i madh i Suharekës, lideri i përmasave kombëtare, Ukë Bytyçi.
Uka jetoi me nderë dhe luftoi e fitoi me dinjitet të gjitha betejat kombëtare e politike.
LDK-ja dhe qytetarët e vendit do ta përkujtojnë dhe nderojnë përherë simbolin e Suharekës, themeluesin e LDK-së dhe luftëtarin e lirisë, Ukë Bytyçi.
Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi