Dy vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për infrastrukturën rrugorë të Kosovës.
Shumica e autostradave të vendit pritet që te fillojnë e mbarojnë gjatë këtyre dy viteve.
Kështu së paku ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për Indeksonline.
Lekaj tha se buxheti për Autostradën në Han të Elezit është paraparë dhe do përfundojë në 2018-ën.
Sipas tij, edhe Autostrada për Gjilan në fund të 2018-ës do të fillojë dhe do të zgjasë tri vite. Ndërsa autostrada Burim-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren do përfundojë në vitin 2019.
“Buxheti për Autostradën në Han të Elezit është paraparë dhe do të përfundojë në vitin 2018. Në fund të vitit, me 31 dhjetor 2018 do të fillojë autostrada për Gjilan dhe ajo ka afat të fillojë në vitin 2018 dhe mbaron në vitin 2021, do të thotë punimet do zgjasin 3 vite. Po ashtu autostrada për Pejë është planifikuar buxheti që do të përfundojë në vitin 2019 dhe do të kryhet fizibiliteti i autostradës Burim-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, ndërsa rruga Gjakovë-Klinë, që do të jetë autostradë po ashtu do të përfundojë në vitin 2018. Për të gjitha këto janë paraparë vijat buxhetore me afat diku tri vite por edhe ato që mbarojnë gjatë vitit 2018 ka buxhet mjaftueshëm”, tha Lekaj.
Lekaj tregoi se për Mitrovicë dhe Besianë është paraparë buxhet i mjaftueshëm nga Buxheti i Kosovës.
“Edhe për Mitrovicë është paraparë buxheti për të vazhduar autostrada dhe mund të mbetet edhe për vitin 2019. Edhe për Besianë do të jetë mbështetje nga Buxheti i Kosovës dhe mendoj se edhe ajo do të përfundojë në vitin 2019, me një fjalë ne kemi planifikuar të gjitha shpenzueshmëritë që mund të bëhen në vitin 2018, për ato projekte që përfundojnë, ndërsa për ato që i përmenda kanë kohë dy ose tri vjeçare dhe do të kemi mbështetje financiare”, përfundoi ministri Lekaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...