Kosovari i bashkohet festës së pavarësisë së katalunasve

20:44 | 27 Tetor 2017
M. A.

Përderisa autoritetet katalunase kanë shpallur pavarësinë e këtij rajoni, në qytetin e Barcelonës kanë filluar festimet.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, dhjetëra mijëra qytetarë pro pavarësisë janë grumbulluar jashtë parkut që rrethon parlamentin katalonas në Barcelonë, ku kanë përshëndetur me entuziazëm lajmin e shpalljes së Republikës katalonase sot.

Po sipas mediave, brohoritje, duartrokitje dhe thirrje “pavarësi” në gjuhën katalanase dëgjoheshin nga turma e zgjedhësve indipendentistë, të ekstremit të majtë në qendrën e djathtë, në momentin ku u njoftua rezultati i votimit duke shpallur Katalonjën “Shtet të pavarur” duke marrë formën e një Republike.

Republikën e miratuan 70 deputetë nga 135 në total, pavarësisht deputetëve të opozitës ku pjesa më e madhe u larguan nga salla duke bojkotuar votimin.

Ndërkohë, në adresë të Telegrafit, ka dy fotografi të cilat thuhet se vijnë nga qyteti i Barcelonës dhe në njërën prej tyre shihet një person i mbështjellë me flamurin e Kosovës, së bashku me një vajzë të mbështjellë me flamurin e Katalunisë.

“PERSHENDETJE nga BARCELONA”, është fjalia me të cilën kosovari e ka shoqëruar fotografinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme