Modeli i bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera rajonale, në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Kështu është thënë gjatë një takimi që kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli kishte sot në Budapest me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe atë të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Në këtë takim, të realizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Budapest, kryetarët e tri parlamenteve diskutuan për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Të tre homologët u pajtuan se rajoni ka përjetuar zhvillime të rëndësishme, si në sferën e bashkëpunimit, ashtu edhe të integrimit euro-atlantik, por theksuan nevojën e një përkushtimi më të madh të të gjithë faktorëve relevantë, në mënyrë që Ballkani të zë hapin në këtë rrugëtim.
Ata vlerësuan se integrimi euro-atlantik mbetet alternativë e vetme dhe mision parësor i vendeve që përfaqësojnë.
Gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari Veseli ka zhvilluar edhe një takim bilateral me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Budapest, mori pjesë në Konferencën e tetë ndërkombëtare të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...