Theresa May ka thënë se Britania e Madhe nuk e njeh deklarimin e pavarësisë nga ana e parlamentit katalunas, transmeton portali arbresh.info
Në një deklaratë të bërë publike nga Downing Street kryeministrja ka thënë: “Mbretëria e Bashkuar nuk e njeh Deklarimin e Njëanshëm të Pavarësisë nga parlamenti rajonal katalunas. Është e bazuar në një votë që është shpallur e jashtëligjshme nga gjykatat spanjolle.
“Ne do të vazhdojmë të shohim sundimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës spanjolle dhe ruajtjen e unitetit spanjoll”, thuhet më tej në deklaratë.
Disa orë më parë Parlamenti i Katalonisë ka shpallur deklaratën e pavarësisë, pasi e kishte ngrirë për disa javë për t’i hapur rrugën negociatave me Madridin. Mirëpo një gjë të tillë nuk kishte pranuar Spanja, duke nisur kështu procedurat për zbatimin e Nenin 155 të Kushtetutës, ku parashihet sundimi direkt mbi rajonin e Katalonisë./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...