Google ADS

Këshilltari i Hashim Thaçit tregon sa do të zgjasë transformimi i FSK-së

18:52 | 27 Tetor 2017
M. A.

Blerim Shala, këshilltari i Presidenti të Kosovës, si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar se në takimin e presidentit me delegacionin e NATO-s, i është dhënë mbështetje Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por ky transformim duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Shala ka treguar se i tërë procesi i transformimit, nëse veç palët politike në Kosovë gjejnë pajtim, do të marrë një dekadë kohë.

“Kemi marrë një mbështetje të plotë që përkrahet transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, pohoi Shala.

“Amendamentet kushtetuese janë gati, janë të deponuara në Kuvendin e Kosovës dhe çfarë na pret neve është përpjekja intensive që të bindim komunitetet se transformimi i FSK-së, është në interes të të gjithëve dhe është faktor i stabilitetit dhe jo de-stabilitetit”, tha ai.

“Ky është dialog i brendshëm i Kosovës. Duhet të krijojmë një atmosferë pozitive që përmes kushtetutës të bëjmë transformimin. Forca e Sigurisë së Kosovës janë njëmend forcë shumetnike”, shtoi shala.

“Ndërsa nga momenti zero, që është votimi i ndryshimeve kushtetuese, transformimi i FSK-së do të zgjatë shtatë deri në dhjetë vjet”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme