Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-udhëzimin administrativ për listën e treguesve për identifikimin zyrtar të viktimave të trafikimit me njerëz.
Tahiri ka thënë se lufta kundër trafikimit me njerëz është jetike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, transmeton ‘Indeksonline’.
Më tej, ai ka theksuar se “identifikimi i viktimave të trafikimit me njerëz nga ana e autoriteteve policore, penale, gjyqësore dhe sociale, të cilat mund të jenë në kontakt me vetë viktimat e mundshme, do të ndihmojë ndjeshëm këta mekanizma në kryerjen e punëve të tyre dhe në plotësimin e kuadrit ligjor të munguar deri më tani”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Tahirit:
Lufta kundër trafikimit me njerëz është jetike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe përbën një nga prioritetet e mia kryesore si Ministër i Drejtësisë.
Në vazhdën e angazhimit tim për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, sot, në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozova miratimin e Udhëzimit Administrativ për Listën e Treguesve për Identifikimin e Viktimave të Trafikimit me Njerëz.
Pas hulumtimit të çështjeve të rëndësishme dhe të domosdoshme për parandalimin dhe luftimit e kësaj dukurie, ky udhëzim do të jetë përgjigja e duhur për të kontribuar në lehtësimin e identifikimit të viktimave të trafikuara dhe në ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Identifikimi i viktimave të trafikimit me njerëz nga ana e autoriteteve policore, penale, gjyqësore dhe sociale, të cilat mund të jenë në kontakt me vetë viktimat e mundshme, do të ndihmojë ndjeshëm këta mekanizma në kryerjen e punëve të tyre dhe në plotësimin e kuadrit ligjor të munguar deri më tani.
Prandaj, jam i vendosur për realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në aspektin e krijimit të kushteve më të mira ligjore për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore.
/arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’