Qeveria miratoi raportin nëntëmujor të buxhetit 2017

17:47 | 27 Tetor 2017
M. A.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 18,400 euro për 80 persona me aftësi të kufizuara, me qëllim të rehabilitimit në banjat e Kosovës, si dhe ka miratuar raportin nëntëmujor të buxhetit 2017.

Bedri Hamza, ministri i Financave, tha se raporti nëntëmujor është karakterizuar me një rritje të zakonshme.

“Gjithsej pranime kanë shënuar në rritje prej 5 për qind. Kjo rritje ka qenë e shtyrë nga të hyrat në dogana. Gjithsej pagesat kanë shënuar një rritje prej 7 për qind. Të dhënat tregojnë se trendi i të hyrave është afër me planin 99 për qind është realizuar plani për këtë periudhë. 46.5 milionë euro kanë qenë të hyrat më shumë se vitin e kaluar për periudhën e njëjtë. Performanca në të hyrat kanë qenë 815.5 milionë. Të hyrat jo tatimore dhe të hyrat vetanake kanë regjistruar 11.2 milionë. 23.5 milionë euro është shënuar rritje nga huamarrja. Shpenzimet në paga dhe mëditje 410 milionë euro, duke arritur kështu normën prej 95 për qind. Shpenzimet në mallrat dhe shërbime janë rritur në 5 për qind. Shpenzimet kapitale për shënim nga shënimet tjera ka pasur rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin e kaluar“, ka thënë ministri Hamza.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme