Katalonia shpall pavarësinë, për BE-në nuk ndryshon asgjë

17:09 | 27 Tetor 2017
M. A.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaroi sot pas shpalljes së pavarësisë së Katalonisë, se asgjë nuk ka ndryshuar dhe ka porositur se BE-ja do të bashkëpunojë vetëm me qeverinë qendrore në Madrid.

“Për BE-në nuk ndryshon asgjë. Spanja mbetet bashkëbiseduesi ynë i vetëm”, ka shkruar Tusk në Twitter.

Ndryshe, para pak minutave Parlamenti katalunas ka shpallur pavarësinë me 70 vota pro, 10 kundër dhe 2 vota të pavlefshme.

Gjatë procesit të votimit, zyrtarë të lartë të shtetit të Spanjës kishin bërë thirrje që qytetarët të jenë të qetë.

 

screenshot_6

 

22854850-10210933027343758-858793937-n 22835597-10210933020943598-2115133825-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme