Senati i Spanjës i është përgjigjur deputetëve të Parlamentit të Katalonjës, që shpalli sot pavarësinë, duke miratuar masa për kthimin e kontrollit në rajonin autonom verilindor.
Votimi në senatin spanjoll ka ndodhur vetëm pak minuta pas votimit në Parlamentin e Katalonjës për shpalljen e pavarësisë.
Ky veprim i parlamentit spanjoll i mundëson Kryeministrit Rajoy dhe kabinetit të tij që të marrë masa për qeverisje direkte të Katalonjës. Masat mund të nënkuptojnë shpërndarjen e Qeverisë së Katalonjës, duke marrë nën kontroll policinë rajonale dhe hapa tjerë për kufizimin e autonomisë së Barcelonës.
Spanja deri më tani asnjëherë nuk e ka përdorur nenin 155 kundërthënës të Kushtetutës Spannjolle që po vlerësohe si” opsioni nuklear” politik i qeverisë qendrore spanjolle.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...