Rita Ora ia del, ky është suksesi i këngës që sapo ka publikuar

10:06 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Rita Ora ka publikuar para pak kohësh këngën e saj të re me videoklip të titulluar “Anywhere”.

Këngëtarja e lindur në Kosovë ka befasuar fansat duke u paraqitur në klip me plot tetë veshje të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Duket se MTV e ka vlerësuar pamjen e saj duke e futur kështu videoklipin në kategorinë e çmimeve për “Best Look”.

Rita këtë vit do të jetë edhe drejtuese e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards që do të mbahet më 12 nëntor në Londër./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Ba2HT7zhUru/?hl=en&taken-by=ritaora

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme