Ditë të vështira për Bihter, aktorja çdo ditë në spital

15:34 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Aktorja turke Beren Saat, e cila është e njohur për publikun shqiptar me disa role në seriale, por sidomos me atë të Bihterit në “Dashuri e ndaluar”, ditët e fundit po i kalon në spital.

Megjithëse është përpjekur ta mbajë sa më larg nga vëmendja publike jetën private, lëvizjet e shumta nga shtëpia në spital nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Siç shkruajnë mediat turke, e ëma e aktores së njohur, Ayla Saat, është në spital prej disa ditësh. Shkak i shtrimit të saj janë bërë problemet reumatike. Mësohet se Ayla Saat nuk ka mundur të lëvizë kohët e fundit për shkak të enjtjes së duarve dhe të këmbëve.

Për këtë arsye, aktorja është parë ta vizitojë çdo ditë të ëmën në spital duke u kujdesur për gjendjen shëndetësore të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme