Sondazhi me të rinjtë e moshës 19-vjeçare, në Zvicër, i realizuar nga Departamenti Federal i Mbrojtjes në Zvicër, ka nxjerrë në pah se tre të katërtat e të rinjve të anketuar duan modelin tradicional që “gratë të rrinë shtëpi e burrat në punë”.
Të rinjtë e Zvicrës parapëlqejnë modelet tradicionale të familjes. Kjo do të thotë se shumica e madhe e tyre planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijë. Kjo del nga sondazhi më i ri i të rinjve (të moshës 19-vjeçare), me titullin “ch-x” që e ka realizuar Departamenti Federal i Mbrojtjes, shkruan SDA.ch.
Sipas sondazhit, tre të katërtat e të rinjve të anketuar duan që kur ta arrijnë moshën, të kenë fëmijë, transmeton Albinfo.ch.
Ata thonë se koha ideale për t’u martuar është mosha 28-vjeçare.
Modeli më i preferuar i shumicës është që burri të punojë me orar të plotë, ndërsa gruaja me orar të shkurtuar, të pjesshëm.
Në përgjithësi ata janë për ruajtjen e modelit tradicional sipas të cilit burri është përgjegjës për të siguruar mjetet për jetesë, ndërsa gruaja, për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për fëmijët dhe për ushqimin.
Të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, paraqiten mjaft tradicionalistë edhe në aspekte tjera, përcjell Albinfo.ch. Ata shprehen se në jetën e tyre udhëhiqen më tepër nga dashuria njerëzore dhe bamirësia se sa nga etja për pushtet.
Për këtë sondazh janë pyetur 50 mijë të rinj dhe 1800 të reja. Përzgjedhja e tyre ka qenë e rastësishme.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...