Kampioni për pesha të rënda ka konfirmuar se meçi nuk do të zgjas tetë raunde.
Anthony Joshua ka thënë se do të dëshironte të mposhtë Carlos Takam brenda vetëm 30 sekondave, transmeton portali arbresh.info. Por, kampioni për pesha të rënda ka pranuar se nakautimi qysh në fillim do të jetë i vështirë kundër francezit të lindur në Kamerun, i cili në të kaluarën ka deklaruar se ka një kokë “si bllok betoni”.
“Dua që meçi të jetë 30 sekonda”, tha Joshua për ‘Fight Hub TV’.
“Por ky nuk është realiteti, jam i përgatitur për dymbëdhjetë raunde, por nëse mundëm nuk do ta zgjas më shumë se një deri në tetë raunde”
Joshua do të mbroj rripin e tij kundër Takamit në Cardiff të shtunën në mbrëmje./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...