Google ADS

MMPH dhe kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Amerikane me projekte të përbashkëta mjedisore

14:11 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim Kompanitë anëtarë të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, shkruan arbresh.info.

Pasi falënderoi Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë për bashkëpunimin, ministrja Reshitaj prezantoj prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, rregullimi shtretërve të lumenjve, mbrojtja e burimeve ujore, trajtimi i ujërave të zeza, krijimi i një planifikimit të duhur hapësinor, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj.

Nga ana tjetër kryetari i Odes Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e tij dhe të bizneseve-anëtare të kësaj ode për të kontribuar në krijimin e një mjedisi sa ma të pastër.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre që lidhen me politikat mjedisore duke u nisur nga përdorimi i veturave elektrike dhe hibride, investimi në krijimin e zonave të gjelberta, e projekte të ngjashme.

Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit në përgjithësi. Futja në përdorim e veturave elektrike dhe hibride, ndërtimi i vendeve specifike për mbushjen e këtyre veturave, promovimi  dhe mundësitë e krijimit të lehtësirave bankare për qytetaret që blejnë vetura të tilla, heqja e  taksës ekologjike për këto vetura do të ishin progres në implementimin e kërkesave evropiane dhe të një ekonomie të gjelbër dhe miqësore për mjedisin.

Projekte të tilla mjedisore janë lehtë të realizueshme, vetëm që duhet t’iu hapet rruga dhe të kemi vullnetin e përbashkët për bashkëpunim, deklaroi në fund ministrja Reshitaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme