Google ADS

Mos i tregoni kurrë sekretet tuaja këtyre 5 shenjave

13:30 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Të mbash një sekret nuk është aq e lehtë dhe këtë gje e thotë shkenca, por kjo gjë bëhet edhe më e vështirë nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut.

Përpara se t’i besoni dikujt një sekret, sigurohuni që ky i fundit nuk do ta përhapë atë. Lista nuk është aq e shkurtër ndaj vazhdoni lexoni dhe bëni lidhjet e shenjave me njerëzit që njihni në mënyrë që të jeni të përgatitur.

Dashi
Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flaës më shumë nga se duhet.

Binjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Gaforrja
Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti e përqafon dhe këtë gjë e bën duke folur më shumë se duhet, jo vetëm për të tjerët por edhe për veten.

Shigjetari
Shigjetarit i flet goja para mendjes dhe kjo është arsyeja përse kjo shenjë nuk mban dot sekrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme