Ishte një hap i madh largimi nga Bernabeu, por jo një lëvizje që spanjolli duket se e vajton derisa vazhdon shkëlqimin te Chelsea.
Marcos Alonso është i kënaqur me vendimin e tij për largim nga klubi i tij i fëmijërisë – Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
“Më mungoi durimi për të luajtur aty”, e pranoi ai për ‘Marca’. “Në sezonin e fundit tim aty, unë debutova por doja të luaja çdo javë. Kur kisha një ofertë nga Premierë Ligë, nuk hezitova. Nuk pendohem për këtë”
“Kur ju jeni një fëmijë, ju nuk jeni i pjekur dhe doni të rriteni dhe të luani çdo javë. Nuk kam bërë asgjë keq. Jam i lumtur me karrierën time dhe dua të përmirësohem edhe më shumë”
“Real Madridi ishte shtëpia ime për një kohë të gjatë dhe nuk e kam harruat atë. Jam rritur aty, kam takuar shumë njerëz dhe kam bërë debutimin tim aty. Kjo është një pjesë e imja që gjithmonë do të jetë kështu, nuk mund ta mohoj këtë. Të luaj për ekipin e parë ishte ëndrra ime”
Alonso pritet të jetë pjesë e formacionit të “Bluve” ndaj Bournemouthit të shtunën./arbresh.info/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...