Harry Kane mungon ndaj Manchester United

12:16 | 27 Tetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen në udhëtim ndaj Manchester United të shtunën si pasoj e tërheqjes muskulore.

Kane shënoi dy herë në fitoren e “Spursve” 4 me 1 ndaj Liverpoolit të dielën, por sulmuesi anglez u zëvendësua në minutën e 88′, transmeton portali arbresh.info.

Harry Kane ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë
Harry Kane ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë

24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Premierë Ligë deri tani me gjithsej tetë gola.

“Doktori dhe stafi mjekësor kanë vendosur që të mos rrezikohet”, ka thënë Mauricio Pochettino.

“Nuk ka kuptim që të rrezikojmë dhe problemi të bëhet më i madh”

Manchester United është në pozitën e dytë në tabelë me pikë të ngjashme si “Spursët” në vendin e tretë./arbresh.info/

Të ngjashme