Platforma e bashkëqeverisjes, sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është mundësia e çdo shqiptari për të qenë pjesë e asaj që ai e quan “koalicioni i madh i njerëzve të këtij vendi”.
“Platforma Shqipëria që duam është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie, kundër çdo zyrtari e nëpunësi që e pengon njeriun e zakonshëm në zgjidhjen e halleve e në përmbushjen shpresave e të ëndrrave të veta”, deklaron kryeministri.
Rama fton qytetarët që t’i bashkohen kësaj platforme, ku s’ka bindje e përkatësi dhe deklaron se përmes saj të gjithë do të marrin përgjigjje për çdo ankesë dhe shqetësim apo pyetje që kanë.
Më 31 korrik nisën aplikimet për anëtarët e rrjetit që do të koordinojë platformën dhe Kryeministri Rama thotë se kanë qenë 800 aplikime që janë shqyrtuar nga një komision i posaçëm për të mbërritur tek përzgjedhja e 25 anëtarëve, raporton TCH.
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...