Lojtarët e Barcelonës kanë frikë që Neymari do të jetë zëvendësuesi i Ronaldos

11:58 | 27 Tetor 2017
Arbresh Info

Lojtarët e Barcelonës raportohet se frikësohen që ylli i Paris Saint Germain, Neymari, mund të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Neymar aktualisht është duke shkëlqyer në Paris pas largimit nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi brazilian është nën presion për të dërguar gjigantin francez drejt titullit në Ligë të Kampionëve. Megjithatë, pavarësisht transferimit nga Spanja drejt Francës, spekulimet tashmë janë ngjallur që Neymar mund të jetë i destinuar për transferim në Real Madrid.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që lojtarët e Barcelonës janë të frikësuar që ish bashklojtari i tyre mund të vendos për transferim te Real Madridi.

Neymari ishte afër transferimit te ‘Los Blancos’ në verën e vitit 2013. Megjithatë, edhe pse iu kishte nënshtruar testeve mjekësore, ai vendosi t’i bashkohej Barcelonës në vend të tyre.

Por, gazeta e lartpërmendur pretendon se Neymar do të dëshironte të luaj me Ronaldon në Real Madrid.

the-best-fifa-football-awards_c3aff1d8-b884-11e7-8fe3-8a4365deb777
Reprezentuesi brazilian ngarkoi në rrjete sociale një foto të tij me ish sulmuesin e Manchester United gjatë mbrëmjes gala nga FIFA për ndarjen e çmimeve në fillim të kësaj jave. Ai nuk e mbajti sekret admirimin e tij ndaj Ronaldos duke e idolizuar atë në mënyrën që ai asnjëherë nuk e bënte ndaj Lionel Messit.

32-vjeçari aktualisht ka hyrë në vitet e muzgut të karrierës së tij dhe lojtarët e Barcelonës mendojnë që Real Madridi mund të përpiqet për të nënshkruar me Neymarin si një zëvendëses i Ronaldos në kohën e duhur.

Ndërkohë, Neymar lavdëroi Ronaldon për çmimin e fituesi si “Lojtari më i Mirë” nga FIFA gjatë mbrëmjes të së hënës.

“Urime Cristiano. Ai e meriton këtë dhe e meritoj ta fitoj”, tha ai.

“Ai është duke shkruar historinë dhe duhet të respektohet. Të dy, ai dhe Messi, janë figura në botën e futbollit. Jam i lumtur që jam në grup me ata duke luftuar për trofe”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme