Është duke u mbajtur mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën është duke u bërë shqyrtimi në parim i Projektligjit për Prishtinën.
Anëtarja e Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina tha se mendon se Projektligji i përmbush nevojat për kryeqytetin. Ajo tha se në kryeqytet jeta diplomatike dhe politike është e koncentruar.
“Kryeqytetet duhet të ofrojnë shërbime shtesë për banorët. Duke pas parasysh numrin e organizatave diplomatike që marrin shërbime në kryeqytet prandaj për mua është e pranueshme granti shtesë. Kisha kërkuar nga kolegët të mos mendojnë për fushatë dhe kush po e udhëheq kryeqytetin por të mendojmë për kryeqytetin. Propozoj që të kalojmë projektligjin dhe ta dërgojmë në seancë”, ka thënë ajo.
Ajo propozoi që projektligji të kaloj në lexim të parë Kuvend e pastaj të bëhet një dëgjim publik lidhur me këtë projektligj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...