Arsenali duket se është në bisedime me yllin e Bundesligas, të paktën kështu pretendon futbollisti.
Spekulimet rreth transferimeve te Arsenali janë duke vazhduar pasi të dy, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, vazhdojnë të jenë me të ardhme të paqartë, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi kilian është kërkuar për transferim te Manchester City, ndërsa Ozil mendohet se do të kaloj te Manchester United.
Sidoqoftë, duket se lajme të mira janë duke pritur “Topçinjtë”.
Berkay Ozcan ka pretenduar se është në bisedime për transferim te Arsenali.
“Agjenti im dhe unë jemi duke diskutuar me Arsenalin. Arsenali më ka vëzhguar në dy vitet e kaluara dhe ka dërguar përfaqësuesit për të shikuar ndeshjet e mia”, tha mesfushori i Stuttgartit për ‘beIn Turkey’.
“Nuk jam i sigurt nëse tani është koha që unë t’i bashkohet Arsenalit, mund të jetë pak herët për mua. Dua të vërtetoj vetëm këtu dhe të vazhdoj të zhvillohem”
19-vjeçari ka zbuluar gjithashtu për miqësinë e tij me Ozilin.
“Kur ne jemi të dy në Gjermani, ne takohemi kurdo që na krijohet mundësia. Ne shkojmë në të njëjtën kafene, ne kemi ngrënë ushqim së bashku një herë dhe flokët e mia janë si të atij”
Izraeli e bombardon jugun e Bejrutit
Murati: Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave p...
Vodhën një makinë, tre të arrestuar në Tiranë
“Do të lyej me benzinë”, pranon fajësinë i akuzuari për kano...
Kurti mirëpritet nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryes...
E dhimbshme, ky është i riu nga Vitia që humbi jetën në aksi...