Bordoja është zgjedhur qyteti më i mirë në botë, sipas listës së qyteteve më të mirë të Lonely Planet, në Travel 2017.
Lonely Planet theksoi përvojën e bukur të vizitorëve në qytetin francez të verës, Cité du Vin, revolucionin “gastronomik” të tij dhe linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë si arsye për të cilat i ishte dhënë titulli.
I dyti në listë ishte Kejp Taun, në sajë të atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor Afrikë, ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka pësuar një zgjerim të metrosë dhe ka pothuajse 50 hotele të reja në ndërtim, shkruan bota.al.
10 qytetet më të mira, sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017” janë:
1. Bordo, Francë
2. Kejp Taun, Afrika e Jugut
3. Los Anxheles, SHBA
4. Merida, Meksikë
5. Ohri, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seuli, Korenë e Jugut
8. Lisbona, Portugali
9. Moska, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin