Ndeshja në ligë e Real Madridit të dielën kundër Gironas është në rrezik të shtyhet për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.
Derisa Katalonia është duke shqyrtuar deklarimin e njëanshëm të pavarësisë, policia është duke studiuar efektet e mundshme të ndeshjes të së dielës duke iu frikësuar protestave dhe dhunës së mundshme, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e 1 tetorit të Barcelonës kundër Las Palmas është detyruar të zhvillohet me dyer të mbyllura në Camp Nou për shkak të protestave pas referendumit për pavarësi dhe zyrtarët në Girona besojnë që një situatë e ngjashme mund të ndodhë të dielën.
Sidoqoftë, Girona dhe Real Madridi nuk kanë njoftuar zyrtarisht rreth mundësisë që ndeshje të shtyhet dhe të dy skuadrat priten të luajnë./arbresh.info/
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...