Google ADS

3 arsye që shtojnë dëshirën për të pirë lëng karrotash

01:14 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Karrotat bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve që kanë vlera të larta shëndetësore. Ato janë të dobishme për sytë, lëkurën, dhëmbët dhe sistemin e tretjes.

Për shkak të shumë përfitimive shëndetësore, karrotat përdoren si një lloj terapie për disa sëmundje, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të lexoni 3 arsye pse duhet konsumuar lëng karrotash.

Të pasura me vitaminë A

Është e ditur që karrotat janë të pasura me vitaminë A dhe mund të japin rreth 80 përqind të kësaj vitame nëse konsumohen në baza ditore. Vitamina A është e mirë për sytë dhe konsumimi i rregullt i lëngut të karrotës mund të ju ndihmojë që të ruani shikimin. Për më tepër, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato brenda kockave.

E pasur me vitaminë C

Lëngu i karrotës është i pasur me vitaminë C. Pirja e një gote lëng karrotash mund të ju jap rreth 35 përqind të konsumit të rekomanduar të kësaj vitamine. Vitamina C është e dobishme për shumë procese brenda trupit. Njëra ndër to përfshin edhe prodhimin e kolagjenit në lëkurë, dhëmbë, eshtra dhe mukozë. Kjo vitaminë është e rëndësishme edhe për heqjen e mbeturinave sepse është një antioksidant.

E pasur me kalium

Lëngu i karrotave është burim kaliumi. Kaliumi është një mineral i rëndësishëm për ruajtjen e balancit të mirë të elektroliteve dhe lëngjeve në qelizat e trupit. Gjithashtu ka rëndësi të madhe edhe në formimin e muskujve. Me mineralet e mjaftueshme në trup, ju mund të shmangni sëmundjet e ndryshme të muskujve. Një gotë lëng karrote në ditë jep 10 përqind të sasisë të përditshme të kaliumit. Por kujdes, nëse keni sëmundje të veshkave, kaliumi nuk rekomandohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme