Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku në “Click” të RTV21 ka thënë se kushti i demarkacionit i vendosur si kusht për liberalizimin e vizave të Kosovës është kontradiktorë pasi që siç tha Mazreku ka shtete aktuale të BE-së dhe Nato-s që kanë çështje të hapura të pambyllura kufitare.
Mazreku duke i përmendur shtetet që kanë çështje të hapura kufitare tha se vendosja e demarkacionit si kusht për Kosovën është problem i 5 njohjeve të munguara të Kosovës.
Profesori tha se nuk ka vendime politike në strukturat vendimmarrëse të BE që janë Këshilli Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian pasi që shumica e vendimeve në këto dy këshille janë vendime që merren sipas sitetemi konsensual të vendimi.
“Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk e ka njoftë shtetin e Kosovës, ai shtet nuk mund votoi pro një vendimi i cili shkon në njohjen e subjektivitetit juridik të Kosovës”, tha Mazreku. Më tej profesori tha se vendimi final merret në Këshillin e Bashkimit Evropian që vendosë sipas sistemit të shumicës se kualifikuar.
“Kjo i bije që 55% të shteteve anëtare duhet të votojnë për dhe në rast se 4 shtete nuk e përdorin instrumentin e minurancës bllokuese pasi që Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete”, tha Mazreku.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...