Google ADS

Shkup, hapet ekspozita “Kostumet popullore të femrave nga periudha osmane në Maqedoni”

23:34 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” – Shkup, Shemsettin Sheker, në deklaratën e tij për mediat tha se si institut janë duke zhvilluar punime të ndryshme në vendet e ndryshme të botës, në fushën e gjuhës, kulturës, artit dhe shkencës

Sot në Shkup u hap ekspozita “Kostumet popullore të femrave nga periudha osmane në Maqedoni”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitën e organizuar nga Instituti “Yunus Emre” – Shkup dhe Muzeu i Maqedonisë, në ambientet e Muzeut të Maqedonisë, morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve turke në vend si dhe qytetarë të tjerë.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” – Shkup, Shemsettin Sheker, në deklaratën e tij për mediat tha se si institut janë duke zhvilluar punime të ndryshme në vendet e ndryshme të botës, në fushën e gjuhës, kulturës, artit dhe shkencës.

Ai tha se ashtu siç i promovojnë kulturat e vendeve të ndryshme për qytetarët të tyre, gjithashtu edhe pasuritë e kulturës, gjuhës, artit dhe shkencës turke i promovojnë në vendet përkatëse. Sheker potencoi se në këtë drejtim janë në bashkëpunim me institute të ndryshme në Maqedoni.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” shtoi se me anë të ekspozitës dëshirojnë t’i referohen kulturës, vlerave dhe historisë së përbashkët. “Nëse i shikojmë elementet, veshjet kulturore në këtë ekspozitë mund të vërejmë se maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllehët, boshnjakët në Maqedoni kanë një estetikë, traditë dhe dëshira të përbashkëta. Me këtë ekspozitë synojmë të njohim dhe njoftojmë vlerat tona të përbashkëta si dhe të largojmë paragjykimet”, tha ai.

Ndërsa drejtori në detyrë i Muzeut të Maqedonisë, Gordan Nikollov, tha se me anë të ekspozitë dëshirojnë që të shfaqin elementet të cilat i bashkojnë komunitetet në këto hapësira.

Nikollov theksoi se moda ashtu si në të kaluarën edhe sot është një element i cili bashkon. “Moda e shekujve 19 dhe 20 në këto hapësira është simboli i të gjitha komuniteteve etnike. Kostumet të cilat i shikoni këtu janë veshur edhe nga gratë muslimane por edhe nga ata krishtere”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 29 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme